1.2. TË DREJTAT DHE DETYRIMET E TUA SI TATIMPAGUES
Të drejtat e tua si tatimpagues i Shtetit Shqiptar, janë parashikuar në Ligjin 9920 “Për Proçedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” – dt. 19.05.2008 (i ndryshuar)
1.2.1. TË DREJTAT
Midis të tjerave, të drejtat e tua si tatimpagues përfshijnë:
E drejta për informim
E drejta për kontrolle të arsyeshme
E drejta për asistencë
E drejta për përfaqësim
E drejta për të kërkuar evidenca me shkrim apo në rrugë elektronike
Trajtim në kohën e duhur, i drejtë, i barabartë, me dinjitet dhe respekt
Proçes të thjeshtë dhe të shpejtë sa i përket rimbursimit fiskal
Takime publike për rregullat e propozuara
Informacion i shkruar saktë për udhëzimet në lidhje me proçedurat e apelimit, kërkesat
për rimbursim, dhe arsyet për vlerësim
Shqyrtim i ankesave, i çështjeve që kalojnë në apel, rregullat e çregjistrimit.
Ruajte e konfidencialitetit të të dhënave tatimore dhe financiare, që sigurohen gjatë
kryerjes së detyrës nga inspektori.
Rishikim, aty kur ligjet dhe rregullat vlerësohen të jenë antikushtetues, etj.
1.2.2 PËRGJEGJËSITË
Përgjegjësitë e tua si tatimpagues përfshijnë:
■ Të sigurohesh për përgjegjësitë tatimore që të takojnë sipas ligjit në fuqi (në konsultim
edhe me administratën tatimore)
■ Regjistrim dhe deklarimi i saktë dhe koherent i të ardhurave dhe shpenzimeve,
transaksioneve.
■ Të njohësh detyrimet e tua fiskale dhe të kërkosh udhëzime kur jeni i sigurtë
■ Plotësim, dërgim në kohë i deklaratave dhe pagesa të rregullta.
■ Sigurohu për saktësinë e informacionit të përfshirë në deklaratë.
■ Informacion i saktë për pretendimin për rimbursim
■ Njoftim në kohë i administratës në rastet kur doni të mbyllni aktivitetin, etj.