Në kuadër të Programit Transnacional Mediterranean (MED) u hap më datë 01 Shtator 2015 Thirrja e Parë për Projekt-propozime Modul, për periudhën e re të programimit 2014-2020. Aplikimet do të mund të dërgohen deri më datë 02 Nëntor 2015. Kjo thirrje përfshin përfshin 3 Akse Prioritare, përkatësisht:

Promovimi i kapaciteteve të inovacionit në Mesdhe me qëllim promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm;
Nxitja e strategjive të karbonit të ulët (low carbon) dhe efiçensës së energjisë në territore specifike të MED: qytete, ishuj dhe zonat e largëta;
Nxitja dhe promovimi i resurseve kulturore dhe natyrore në zonën e Mesdheut.
Për të pasur një pasqyrë më të qartë të objektivave specifike të Programit dhe llojeve të projektve, përfituesit e mundshëm dhe target grupin të cilit i drejtohet, lutem referohuni në Seksionin 2 të Programit MED të cilin e gjeni në linkun e mëposhtëm:

(http://www.programmemed.eu/fileadmin/PROG_MED/PO_Med/EN_PC_SFC_vs_FINAL.pdf), si dhe tek Termat e Referencës. Sjellim në vëmendje se, një projekt-propozim duhet të fokusohet vetëm në një objektiv specifik të Programit.

Buxheti i Thirrjes

Alokimet indikative ERDF, për këtë thirrje janë 75M€ (25M€ për secilin aks prioritar). Alokimi final do të jetë object vendimmarrjeje nga anëtarët e Komitetit të Përbashkët të Monitorimit (JMC) të Programit MED.

Alokimet indikative IPA, për këtë thirrjë janë 3M€ (1M€ për secilin aks prioritar). Alokimi final do të jetë object vendimmarrjeje nga anëtarët e Komitetit të Përbashkët të Monitorimit (JMC) të Programit MED. Fondet IPA do të mund të disbursohen pas nënshkirimit të Marrëveshjes së Financimit midis Autoritetit Menaxhues të Programit MED, Komisionit Evropian dhe secilit prej vendeve IPA të përfshirë në Program.

Dërgimi i aplikimeve

Projekt-propozimet duhet të dërgohen elektronikisht duke përdorur sistemin e monitorimit online të programit SYNERGIE CTE (https://synergie-cte.asp-public.fr/). Ky system është i hapur nga data 01 Shtator 2015, ora 12.00. Lutemi, lexoni seksionin 2.2 dhe 3.1.1 të Manualit të Programit për të marrë më shumë informacion mbi detajet teknike të dorëzimit. Mosrespektimi i procedurave do të shkaktojë mos-konsiderimin e propozimit.

Formati i Aplikimit duhet të ngarkohet në SYNERGIE CTE deri më datë 2 Nëntor 2015, ora 12.00.
Ngarkimi i anekseve plotësuese në SYNERGIE CTE duhet të përfundojë deri më datë 9 Nëntor 2015, ora 12.00.

Si të gjeni partnerë për të shkruar një projekt të përbashkët

Projektet që gjenerohen nga Programet e Bashkëpunimit Territorial, sikurse është edhe MED, janë projekte që kanë një numër të konsiderueshëm partnerësh dhe një partner lider (lead partner). Partneri lider koordinon shkrimin e projektit dhe e dërgon atë në emër të të gjithë partnerëve të përfshirë. Nën Programin MED, partneri lider duhet të jetë një institucion që ka vendndodhjen në një nga vendet anëtare të BE pjesëmarrëse në Program. Në mënyrë që të mund të bëheni pjesë e ndonjë partneriteti të mundshëm, të shkëmbeni ide për projekte apo të bëni pyetje lutemi të klikoni në Forumin online të Programit MED në linkun e mëposhtëm http://interreg-med.eu/en/med-community/

Për më tepër

Të gjitha dokumentat e sipërpërmendura (Termat e Referencës së kësaj thirrjeje për secilin Aks Prioritar, Manualin e Programit) si dhe dokumenta të tjera plotësuese, mund ti gjeni në uebsitin e ri të Programit (http://interreg-med.eu/en/first-call-for-project-proposals/).